Shembet ura në Pezë, Veliaj: Disa fshatra të pakalueshëm

01/12/2017 10:55

Një urë në ish-komunën e Pezës, në Tiranë, është shembur dhe është bërë tërësisht e pakalueshme.

Siç raporton edhe kreu i Bashkisë Tiranë, falë ndërhyrjeve në lumin e Tiranës dhe në Lanë, nuk ka pasur probleme sa në vitet e kaluara, po sërish ato nuk kanë munguar.

“Lumi i rehabilituar i Tiranës & Lana e pastruar gjatë verës e kaluan provën, por duhet ende kujdes! Disa fshatra në Pezë janë të pakalueshme, ndaj le të shmangim udhë aty. Po ndërhyjmë në çdo lagje për pemët e rëna e mbetjet nga stuhia. Flm kolegëve, heronj”, shkruan Veliaj.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel