Në ndeshjen e parë të javës së 15 të Serisë A, Roma është kthyer te fitorja duke mundur 3-1 Spalin, në një ndeshje të luajtur në stadiumin “Olimpico”.

Verdhekuqtë e patën të thjeshtë, pasi që në minutën e 11 ekipi kundërshtar mbeti me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të marrë nga Felipe.

Dzeko zhbllokoi rezultatin në minutën e 19, më pas Strootman dyfishoi rezultatin (32’).

Në pjesën e dytë, Pellegrini shënoi të tretin për Romën (53’), përpara se Viviani të realizonte golin e nderit për Spalin (55’).

Top Channel