Reali i Madridit hedh sytë nga Manchester City. Klubi merenges tani shfaq interes për Kevin de Bruyne një prej futbollisteve më në formë të skuadrës kryesuese të Premier League.

Sipas tabloidit “The Sun” përfaqësues të kampionëve të Spanjës kanë hyrë në kontakte me persona pranë futbollistit për të parë mundësinë e blerjes së kartonit të belgut.

Problemi në këtë pikë për “Los Blancos” është pikërisht Manchester City, drejtuesit dhe stafi teknik të të cilit nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë largimin e një prej elementëve më të mirë të tyre.

Top Channel