Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili kërkon të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në vend.

Në një postim në Facebook, Vasili thotë se Shqipëria po përballet me një situatë që po rëndohet orë pas ore, dhe kryeministri duhet të jetë në krye të shtabit të emergjencës.

“Situata rëndohet orë pas ore. Kryeministri duhet të jetë në ballë të shtabit të emergjencës dhe të marrë e të ushtrojë përgjegjësitë e tij kushtetuese, politike dhe qytetare, që nga zyra e deri në drejtimin në terren. Kryeministri nuk mund të jetë komentator. Të shpallet menjëherë gjendja e jashtëzakonshme”, thotë Vasili.

Top Channel