Pavarësisht kushteve tejet të vështira meteorologjike, helikopterët e ushtrisë janë ngritur në fluturim për të evakuuar disa familje që kishin mbetur të bllokuar nga përmbytjet në Mallkuç e Derven.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se FA kanë evakuuar edhe dy familje në Devoll dhe një në Kolonjë. Ndërkohë, janë evakuuar 3 stalla me bagëti në Vithkuq dhe Leshnje.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se 2 janë helikopterët e FA që janë përfshirë në evakuim.

Top Channel