Është e njohur tanimë që futbollistët, mbi të gjitha ata që kanë edhe një influencë të madhe në rrjetet sociale dhe medatike, të jenë në qendër të vëmendjes përveç pjesës futbollistike.

Mjafton të kujtojmë këtu që Critiano Ronaldo është pronari i një rrjeti hotelesh apo Javier Zanetti që është i dhënë pas kulinarisë.

Së fundmi edhe Paul Pogba po kërkon ta shfrytëzojë imazhin e tij, duke lëshuar “brandin” e veshjeve dhe jo vetëm, me logon PP, inicialet e emrit të tij. Ndër produktet e tij që dallohen më shumë janë bluzat me topa, peshqirët dhe deri te një ‘jet’ privat, pikërisht me markën e tij.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel