Juventus interesohet për Sergi Roberton, spanjolli drejt rinovimit me Barçën

01/12/2017 13:26

Juventus ka vënë në shënjestrën e tij Sergi Roberton, por ky i fundit ka nisur bisedimet me Barcelonën për rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2019.

Sipas asaj që publikohet te El Mundo Deportivo ideja e klubit blaugrana është që të zgjasë kontratën e futbollistit deri në 2022 dhe të zgjasë klauzolën për zgjidhjen e saj nga 40 në 400 milionë Euro.

Një shifër kjo që është e papërballueshme për arkat e kampionëve të Italisë. Në këtë pikë, Juventusit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shpresojë që këto bisedime të mos mbyllen me sukses për të tentuar më pas blerjen e futbollistit 24 vjeçar.

Top Channel