Jankto larg Udinezes, por akoma edhe më larg Milanit

01/12/2017 11:19

Udineze rrezikon shumë që në merkaton e janarit të humbasë shërbimet e një prej yjeve të saj qendërmesfushorit Jakub Jankto.

21-vjeçari i pëlqen shumë Milanit, por e ardhmja e tij duket akoma edhe më larg kuqezinjve.

E sipas Calciomercato.com, e ardhmja e tij është më pranë Premier League, ku nuk janë të paktë klubet angleze që do të mbushnin arkën e Udinezes, duke kënaqur kërkesat e klubit italian për të pasur talentin çek.

Top Channel