Ushtria ka ndërhyrë me helikopterë për evakuimin e disa familjeve, që kishin mbetur të bllokuar nga përmbytjet në Mallkuç e Derven.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se FA kanë evakuuar edhe dy familje në Devoll dhe një në Kolonjë. Ndërkohë, janë evakuuar 3 stalla me bagëti në Vithkuq dhe Leshnje.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se 2 janë helikopterët e FA që janë përfshirë në evakuim.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel