Hakmarrja serviret e ftohtë dhe në futboll nuk ka përjashtime. Ndëshkimi klasik i një futbollisti për ish-ekipin e tij u regjistrua këtë të premte në betejën për titullin kampion në Serinë A, kur Napoli u dorëzua 0-1 ndaj Juventus.

Gonzalo Higuain ishte futbollisti më i urryer në “San Paolo”, por koreve ofenduese iu përgjigj me rrjetën që vendosi 90-minutëshin e që afron torinezët në vetëm 1 pikë me Napolin kryesues.

Higuain shënoi pas një pasimi të Dybala, pa kaluar as çerek ore lojë dhe ky ishte goli i vetëm i ndeshjes më të rëndësishme të javës në Itali. Në këtë ndeshje shqiptari Elseid Hysaj luajti që nga minuta e parë për vendasit.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel