Ndaj Spal nuk do të luajë, por ishte e parashikuar. Diego Perotti nuk është grumbulluar nga Di Francesco për të rikuperuar nga një lodhje muskulare, por dita e tij nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi i Romës është përplasur me makinë teksa shkonte në qendrën stërvitore të Trigorias, por për fat të mirë nuk ka asnjë lëndim.

Makina e tij Porsche ka pësuar shumë dëmtime veçanërisht në pjesën e përparme, pas përplasjes zinxhir të një sërë makinash. Pasi ka dalë nga makina futbollisti është nisur drejt qendrës së stërvitjes, ndërsa ka njoftuar se nuk ka asnjë problem.

Tifozët e kanë dalluar dhe kanë nisur edhe fotot e para në rrjetet sociale, ndërsa kanë qenë të shqetësuar për gjendjen e tij. futbollisti ka bërë edhe një kontroll rutinë në qendrën mjekësore.

Top Channel