Totti rrëfen pengun më të madh të karrierës

30/11/2017 14:32

Edhe legjendat kanë frustracionet e tyre. Francesco Totti u tërhoq nga futbolli i luajtur verën e kaluar, pas një jete me fanelën e Romës.

Por, ish-kapiteni i verdhekuqve vari këpucët në gozhdë me një peng të madh: atë që nuk luajti kurrë së bashku me një nga gjenitë që ka parë bota e futbollit.

“Gjithmonë e kam thënë. I vetmi peng i karrierës sime është që nuk kam luajtur me Ronaldon (brazilianin). Ai ka shënuar shumë gola, por me mua pas krahëve do të shënonte edhe më shumë”, tha Totti në një intervistë për “Corriere della Sera”.

Totti dhe Ronaldo janë përballur 7 herë me njëri-tjetrin dhe italiani ka fituar vetëm në një rast ndaj brazilianit (Real Madrid-Roma 0-1, faza e grupeve në Champions, viti 2002).

FOTO GALERI
1/5

Top Channel