Tevez dështim “Made in China”

30/11/2017 13:51

Kur Shanghai Shenhua vendosi ta bënte Carlos Tevez futbollistin më të paguar të planetit, shpresoi se argjentinasi me popullaritetin dhe golat e tij, do të justifikohej të paktën pjesërisht duke tërhequr sponsorë, miliona e duke ngritur vlerën e klubit në treg.

Por në kontrast me pritshmëritë e ekipit kinez, futbollisti i i njohur ka qenë një hije e së kaluarës së lavdishme.

650 mijë paund në javë janë një pagë që do ta kishin zili edhe shefat ekzekutiv të bankave më të njohura, por Tevez këtë e fiton vetëm duke u endur në fushat e lojës.

Ish-sulmuesi i Manchester United dhe City nuk ka mbushur ende një vit tek Shangai, por po kërkon të largohet pasi ka shënuar vetëm 4 gola në 16 ndeshje në Superligën Kineze.

Forma e argjentinasit ka qenë kaq e keqe, sa skuadra kineze me plot lojtarë anonimë, e la jashtë grumbullimit në finalen e Kupës në derbin e qytetit.

“Tevez do të vendosë nëse dëshiron të qëndrojë apo të largohet. Ne kemi disa oferta për këtë futbollist por nuk duam ta shesim në një skuadër ku ai nuk dëshiron të luajë”tha Shangai Shenhua në një njoftim për shtyp.

Top Channel