Keqardhja e madhe për largimin e Mohamed Salah te Roma është shuar shpejt, pasi Roma e Di Francscos vazhdon të jetë e bukur dhe aspak varur nga golat e egjiptianit, që shtegtoi në Liverpool gjatë verës.

Roma bëri një manovër të detyruar për Fair Play financiar, për shifrën e 42 milionë eurove, por që falë bonuseve mund të shkojë në 50 milionë euro.

Dhe nëse Roma vazhdon të qëndrojë mes më të mirave në krye, po kaq mirë po bën dhe Salah, ku në 21 ndeshje ka shënuar 17 gola, që me të drejtë i jep edhe statusin e sulmuesit më të mirë në Premier League për muajin e fundit.

Dhe golat e Salah bëjnë të gëzohet edhe Roma, që nga ana e saj rrit milionat, të paracaktuar në bonusin financiar, nëse sulmuesi shënon 20 gola. Roma tanimë e ka të sigurt bonusin që e kompleton transferimit e Salah në Anfuiel në 50 milionë euro.

Top Channel