Kupa e Republikës, Partizani mposht minimalisht Pogradecin

30/11/2017 20:21

Ndeshja e fundit e takimeve të vajtjeve të raundit të 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë, ajo mes Pogradecit dhe Partizanit përfundoi me fitoren minimale të “të kuqve”.

Edhe pse stafi teknik i “demave” aktivizoi në këtë takim thuajse të gjithë lojtarët titullarë, rezultati ndaj një ekipi më inferior në futbollin shqiptar nuk ishte aq bindës.

Golin e fitores për Partizanin e shënoi në minutën e 85-të sulmuesi Xhevahir Sukaj, i futur si zëvendësues në këtë përballje.

“Të kuqtë” vinin edhe në këtë takim, sikurse ndaj Skënderbeut në fundjavë për Kategorinë Superiore, nën drejtimin e zv.trajnerit Klevis Dalipi, si pasojë e pezullimit të trajnerit Sulejman Stavora.

Top Channel