Bierhoff: Emre Can? Me 60% tek Juventusi

30/11/2017 10:07

Sipas Oliver Bierhoff, ish-sulmues dhe sot një nga menaxherët e kombëtares gjermane, ka deklaruar se Emre Can mund të përfundojë tek bardhezinjtë e Juventus.

“Tani për tani, nëse do të zgjidhte Italinë, do ta bënte vetëm për Juventusin”, ka deklaruar për qendërmefushorin e Liverpool, duke theksuar se ekziston 60 % e mundësive që kjo të realizohet.

Ndërsa për mesfushorin e Schalke 04, Leon Goretzka, Bierhoff nuk beson se do largohet e aq më pak që të shkojë tek Juventusi.

Top Channel