Të shtëna me armë pranë stërvitjes së Genoas, plagosen 3 ushtarë (Video)

28/11/2017 18:42

Forcat italiane të karabinierëve kanë hapur zjarr kundër një automjeti, që rezultoi më pas i vjedhur, në aksin rrugor Genova-Pegli të autostradës “A10”.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti i tipit “Toyota Yaris” me ngjyrë gri kishte detyruar forcat karabiniere të ngrinin një postbllok, ndërkohë që 3 ushtarë të Forcave të Armatosura mbetën të plagosur.

Ushtarakët shkrepën disa herë pistoletat e tyre, në përpjekje për të nxitur shoferin që të ndalonte. Por, dy personat që ndodheshin në automjet kanë mundur të arratisen.

Trafiku në vendngjarje u paralizua, ndërsa shumë pranë ngjarjes ka qenë edhe ekipi i Genoas që po stërvitej në seancën e zakonshme përpara takimit të fundjavës. Stërvitja e ekipit “grifoni” është ndërprerë deri në vendosjen e rendit dhe sigurisë.


Top Channel