Rusi 2018

Lev Yashin, legjenda e futbollit rus dhe i vetmi portier që ka fituar ‘Topin e Artë’ në historinë e futbollit është protagonisti i posterave të përgatitur për Botërorin e viti 2018.

I njohur ndryshe edhe si ‘Merimanga e Zezë’, për aftësitë, por dhe veshjen me ngjyrë të errët, Yashin shfaqet në këto postera duke pritur topin ku është dizenjuar i gjithë territori rus.

Nga topi i futbollit më pas dalin edhe disa ‘rreze dielli’ që ndriçojnë të gjithë posterin, dizenjo e të cilit plotësohet nga një rreth me ngjyrë të gjelbër. Posteri është i krijuar sipas linjës klasike dhe të sjell në mendje posterat e Botërorëve të parë, si Itali 34, Brazil 50 apo Suedi 58.

Ky poster është shfaqur në Rusi vetëm 3 ditë përpara shortit të Kupës së Botës që do të hidhet në orën 16:00 të së premtes.

FOTO GALERI
1/21
Uruguai 1930

Top Channel