Futbolli shqiptar iu bashkua festimeve për 105-vjetorin e Pavarësisë me edicionin e nëntë të Kupës “Pavarësia”, që u fitua nga skuadra e Strugës.

Në finale, ekipi maqedonas mposhti Otrant të Ulqinit me rezultatin 4-1 pas gjuajtjes së 11 metërshave, duke qenë se koha e rregullt u mbyll me rezultatin 0-0.

Tashmë Federata Shqiptare e ka kthyer në një traditë zhvillimin e këtij kompeticioni, ku në çdo datë 28 Nëntor, klube nga të gjitha trojet shqiptare përballen me njëra tjetrën për fitoren e trofeut.

Këtë vit, institucioni më i lartë i futbollit në vend vendosi që ky eveniment të zhvillohet në Korçë me pjesëmarrjen e 4 skuadrave Tirana, Liria, Struga dhe Otrant. Këto dy të fundit që diskutuan finalen për trofeun ku ishte skuadra e ardhur nga Maqedonia ajo që doli nga fusha e lojës si triumfuese.

Top Channel