Chelsea, shfaqet në horizont emri i Aubameyang për merkaton e janarit. Me spanjollin Diego Costa që e përzunë nga skuadra, Chelsea po mendon të bëjë përforcime në merkaton e muajit janar. Sipas medias britanike, emri që ka filluar të përmendet shpesh në orët e fundit është ai i Pierre Emerick Aubameyang.

Ditë më parë, e përditshmja “Bild” ka folur për ne kërkesë të Aubameyang për t’u larguar nga Borussia Dortmund, duke krijuar një situatë nga e cila do të kërkojnë të përfitojnë kampionët e Anglisë.

Gjithnjë sipas medias britanike, “Blutë” e Londrës tashmë kanë filluar punën në përgatitjen e një oferte për sulmuesin e Borussia Dortmund.

Top Channel