Sfida për titullin, Juventus humbet Higuain për Napolin

27/11/2017 14:02

Juventus humbet Higuain për ndeshjen me Napolin. Sulmuesi argjentinas ka pësuar një frakturë, prej së cilës duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale gjatë kësaj jave.

El Pipita do të mungojë në ndeshjen që vlen titullin në Serie A, kundër Napolit, të premten në mbrëmje.

Stafi mjekësor i ‘Zonjës së vjetër’ konfirmon frakturën në dorën e majtë, më saktë në gishtat dorës së majtë. Pas ekzaminimeve të specializuar konfirmohet fraktura dhe argjentinasi do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale të martën.

Higuain ka kryer vetëm fazën e nxehjes në ndeshjen e së dielës ndaj Crotones, pasi dhimbjet në dorë ishin të forta.

Top Channel