Ëndrra e tifozëve kuqezinj për një Milan të madh këtë sezon me Motella-n në krye dhe një mbrojtje të pathyeshme me Bonuccin, mori fund paraditen e sotme me shkarkimin e trajnerit.

Por duket se Milani do të humbasë edhe mbrojtësin që e transferojë me shumë bujë këtë verë nga Juventusi. Leonardo Bonuccin.

Pak ditë më parë, revista “Don Balon” shkruajti për interesimin e Realit të Madridit, ndërsa ditën e sotme ka nxjerrë një tjetër shkrim për mbrojtësin kuqezi, për të cilin tashmë është futur në garë edhe Barcelona.

Me dy klube të mëdha të interesuara, të cilat do të rikthenin në Champions ish-juventinin dhe Milanin jashtë këtij kompeticioni, e ardhmja e Bonuccit duket larg Italisë tashmë.

Top Channel