Presidenti Ilir Meta i shoqëruar nga homologu i tij kosovar Hashim Thaçi dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, morën pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së atdhetarit Idriz Seferit, heroit të Kosovës.

Në fjalën e tij, Presidenti Meta vlerësoi rolin e Idrizi Seferit, Isa Boletini, Hasan Prishtinës e shumë patriotëve të tjerë nga Kosova, pa të cilët ngritja e flamurit nga Ismail Qemali me 28 nëntor 1912 në Vlorë, do të ishte e pamundur.

Edhe për Presidentin Thaçi, figura e Idriz Seferit është një model frymëzimi që u ka shërbyer shqiptareve ndër vite.

Pas Gjilanit, Presidenti Meta do të kthehet në Shqipëri, ku nesër do të jetë pjesë e ceremonive zyrtare që do të mbahen në Vlorë e Tiranë, në kuadër të 105-vjetorit të Pavarësisë.

Top Channel