Mbaroi kampionati kinez, Pellè në pushime me Vicky Varga

27/11/2017 21:15

Kampionati kinez i futbollit përfundoi. Ndërkohë, për futbollistët e famshëm që u transferuan atje pas ofertave faraonike, duket se kanë nisur të shijojnë frytet e punës së mundimshme.

Një gjë të tillë ka nisur të bëjë edhe Graziano Pellè, të cilin nuk mund të mos e shoqëronte e fejuara e tij, Vicky Varga.

Çifti është parë i lumtur teksa shijon pushimet në Meksikë, pas një ndalese turistike në Beverly Hills.

Futbollisti italian me partneren e tij janë parë mes plazheve të jashtëzakonshme meksikane, sikurse edhe me automjete luksoze.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel