Inter, dëmtohet Vecino, rrezikon ndeshjen me Juven

27/11/2017 16:28

Interi humbet shërbimet e uruguajanit Vecino për ndeshjen e fundjavës me Chievon, ndërsa në dyshim është edhe takimi i 9 dhjetorit ndaj Juventusit. Mesfushori ka një tërheqje në kofshën e majtë.

Alarmi i së shtunës në mbrëmje, kur Vecino la fushën e lojë duke prekur me dorë kofshën e majtë, tani konfirmohet edhe nga vizitat e specializuara, që saktësojnë tërheqje të gradës së dytë.

Klubi zikaltër ka konfirmuar të dhënat e stafit mjekësor, që e përjashton nga aktiviteti mesfushorin, të paktën për ndeshjen me Chievon, por në dyshim mbetet edhe takimi i datës 9 dhjetor ndaj Juves.

Përveç mesfushorit Vecino, trajneri Spalletti nuk do të ketë në dispozicion as mesfushorin tjetër Gagliardini, si dhe mbrojtësin Miranda, të dy të skualifikuar për shkak kartonësh.

Në këto kushte, Spalletti do të duhet t’i besojë një vend në formacion kroatit Brozoviç, portugezit Joao Mario, si dhe mbrojtësit Ranocchia.

Top Channel