Pankina e Italisë nuk është vend i lakmuar nga të gjithë trajnerët italianë. Ka nga ata që e kanë refuzuar atë dhe këtu përmendim Allegrin, Spalletin e Capellon.

Kësaj liste i shtohet edhe Roberto Donadoni. Tekniku i Bolonjës bëri të ditur se iu dha mundësia për të marrë në duar frenat e ‘Të Kaltërve’, por e hodhi poshtë atë.

‘Tavecchio më kontaktoi, por unë e kisha një detyrë, drejtimin e Bolognas, kështu që vendosa të qëndroj te kjo skuadër, edhe pse më erdhi mirë që emri im u përmend. Të drejtosh kombëtaren është një detyrë prestigjioze që mbart një përgjegjësi të madhe. Problemi këtu qëndron në faktin se mjafton një rezultat negativ që në ambiente të flitet për largim nga posti’, tha Donadoni.

Një tjetër emër që u përmend së fundmi si kandidaturë e mundshme për të zëvendësuar Venturën, ishte edhe ai i Roberto Mancini. Ky i fundit ndryshe nga Donadoni deklaroi e ëndërron stolin e Italisë, ashtu sikurse dhe çdo trajner tjetër.

‘Drejtimi i skuadrës përfaqësuese është ëndrra e çdo trajneri – tha Mancini – për mua do të ishte një nder. Por tani duhet të zgjidhen disa probleme dhe në këtë moment është ende herët për të folur për këtë.

Top Channel