Shpend Ahmeti rikonfirmohet si kryetar i Komunës së Prishtinës

26/11/2017 15:27

Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje, është rikonfirmuar në krye të Komunës së Prishtinës për një tjetër mandat katërvjeçar.

Fitorja e Shpend Ahmetit në garën për kryetar të Prishtinës vjen pas numërimit të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë.

Rezultatet e fundit dolën pas numërimit të 11 kutive me vota me kusht dhe një kutie me vota me postë, të cilat e çuan diferencën e Ahmerit nga rivali Arban Abrashi në 365 vota.

Në total nga votat me kusht, me postë dhe të personave me aftësi të veçanta, Ahmetit ka fituar 861 vota e Arban Abrashi 733. Të pavlefshme janë shpallur 18 e të zbrazëta 3.

Top Channel