Shkarkimi i Ancelottit, Hoeness zbulon arsyen e vërtetë

26/11/2017 21:05

Largimi i italianit Carlo Ancelotti nga Bayern Munchen ka lënë një shije të hidhur dhe shkarkimi i tij vijon të komentohet ende në Gjermani edhe pas më shumë se një muaj. Presidenti Uli Hoeness ka zbuluar se arsyeja kryesore e shkarkimit ka qenë stafi i tij.

“Me Ancelottin nuk kishim asnjë problem, me të çdo gjë shkonte mirë – tha Hoeness për Bild – Por çdo ditë kishte një zënkë që vinte nga stafi i tij, një herë fizioterapisti, një herë tjetër mjekët dhe bashkëpunëtorët. Me një staf të tillë nuk mund të punohet. Më shumë flitej se kush prej stafit do të ulej në pankinë, se sa për anën taktike të ndeshjes apo për të mirën e skuadrës”, u shpreh presidenti i Bayern Munchen.

Top Channel