“Nainggolan, dashuri me shikim të parë…por mund të mos zgjasë!”

26/11/2017 10:54

Ajo është një vajzë e thjeshtë dhe e dashuruar. Ka shumë nostalgji për jetesën në Cagliari, por ndërkohë i është dashur të ndjekë të dashurin e saj, Radja Nainggolan, i spostuar në kryeqytetin italian për një tjetër cikël të karrierës së tij, e në Romë kanë marrë edhe fëmijët.

Claudia Lai, bashkëshortja e mesfushorit të Romës ka rrëfyer për “Le Capitane” raportin e saj me futbollistin, të njohur gjatë kohës kur ai luante në Sardenjë.

“E njoha Radjan në Cagliari dhe ishte një dashuri me shikim të parë. E kam marrë vesh dy muaj më vonë se ai ishte futbollist, e të them të drejtën doja ta lija, sepse futbollistët në përgjithësi bëjnë një jetë në ndryshim të vazhdueshëm. Për më tepër ka edhe shumë admiruese të tjera”, është shprehur ajo.

Më vonë nis të flasë për ndryshimin e jetesës.

“Unë punoja në një qendër tregtare me kohë të plotë, punë për të cilën kam nostaligji, më mungon shumë. Kur më tha se do të transferoheshim në Romë nuk e prita mirë, por ma tha në momentin e pagëzimit teksa festonim me shoqërinë. Këtu në Romë të gjithë të shohin sesi je veshur, ndryshe nga Cagliari. Por unë jam kështu si jam dhe pas një viti nisa të dilja me atlete. Më mungon jeta e mëparshme, kur kisha më shumë liri për të bërë gjërat që doja”, vijon Lai.

Në fund, ndoshta një paralajmërim për Nainggolan…

“Gjithsesi, dashuria nuk është e përjetshme, edhe pse dua ta çoj sa më larg të mundem këtë lidhje. Do të më vinte keq vetëm për fëmijët, por në jetë mund të ndodhë gjithçka”, thotë Claudia Lai.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel