Inter nuk shkëlqen, por fiton dhe merr kryesimin

26/11/2017 00:37

Interi nuk dha më të mirën në Kaljari, por mori 3 pikët që e ngrenë për të dytën herë në këtë sezon në krye të klasifikimit të Serie A. Dy gola nga Icardi dhe një nga Brozovic i dhanë zikaltërve fitoren 1-3.

Nuk nisi mirë në fakt takimi në Kaljari për Interin që u vu në presion shumë të fortë nga vendasit që në disa raste e vunë në vështirësi skuadrën nga Milano. Portieri Handanovic me ndërhyrjet e tij, por dhe Spalletti që ndryshoi skemën nga 4-2-3-1 në 3-5-2.

Aksion nga e djathta me Candrevan përfshiu Perisic kapitenin Icardi për golin e parë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Me fillimin e pjesës së dytë, Vecino u largua i dëmtuar, duke i lënë vend kroatit Brozovic, i cili që në prekjen e parë shënoi golin e dytë për Interin në minutën e 55.

Pavoleti në minutën e 71 e rihapi takimin, pas një aksioni të bukur nga e djathta. Interi ka golashënuesin më të fortë të kampionatit që u gjend në vendin e duhur në momentin e duhur për të shënuar golin e tretë në minutën e 83.

Inter ngjitet përkohësisht në vendin me 36 pikë në pritje të përballjes se Napolit me Udinezen.

Top Channel