Dhuratë për Hamilton, Triple H i rezervon brezin e WWE-së

26/11/2017 16:41

Quhet Triple H dhe është një nga legjendat e Wrestlingut. Është fitues i 14 titujve kampion, 9 në WWE Championship dhe 4 në Botërorin e Peshave të Rënda të kësaj kategorie sportive.

Gjithashtu, ai është edhe një personazh që shfaq respektin maksimal për kampionët e botës në sportet e tjera.

Triple H e tregoi këtë edhe në rastin e Lewis Hamilton. Tani që është në detyrën e Shefit Operacional në WWE, Triple H vendosi t’i bëjë një dhuratë britanikut, për titullin e katërt të fituar në Formula 1 dhe bëhet fjalë për Brezin e kampionit të WWE.

“Kjo dhuratë e WWE shkon për kampionin e botës në Formula 1, Lewis Hamilton”, shkruante Triple H në profilin e tij në rrjetin social Twitter.

Brezi që i është rezervuar Hamilton, është i personalizuar me logon që piloti i Mercedes mban në kaskën e tij dhe me numrin 44. Ky është trofeu i radhës, të cilin britaniku do të mund ta ekspozojë në muzeun e tij personal.

Top Channel