Talenti i Kosovës tërhiqet nga futbolli, për probleme në zemër

25/11/2017 07:52

Konsiderohej si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit kosovar, por tashmë do të mbahet mend vetëm për faktin se i ka dhënë fund karrierës në një moshë shumë të re.

Për shkak të problemeve në zemër, Sinan Bytyçi ka vendosur t’i thotë stop futbollit në moshën 22-vjeçare. I dalë nga akademia e Manchester City, futbollisti që ka luajtur me përfaqësuesen Shpresa të Austrisë dhe atë të Kosovës, ka hequr dorë nga ëndrra e tij dhe tanimë do t’i përkushtohet një tjetër profesioni.

I huazuar nga Manchester City te Go Ahed Eagles, në kategorinë e dytë holandeze, Bytyçi me këshillën e mjekëve, vendosi të tërhiqet nga futbolli.

Në shenjë respekti, Manchester City ka vendosur t’i japë një post të ri në klub 22-vjeçarit, atë të zbuluesit të talenteve. Konsiderohej vetë një talent i madh, por për fatin e tij të keq, tashmë Bytyçi duhet të spikasë klasin e të tjerëve.

Top Channel