Kukësit i ka mjaftuar një gol i shënuar i shënuar që në minutën e tretë për të siguruar pikët e plota nga transferua e vështirë e Laçit.

Skuadra e Milinkoviçit gjeti menjëherë avantazhin, me anë të kapitenit Shameti, në minutën e 3-të. Gjirokastriti shfrytëzoi më së miri një krosim të ardhur në zonë nga këndi dhe pasi i shpëtoi mbulimit të kundërshtarit, goditi me kokë dhe gjeti rrjetën e portierit Selmani.

Ky gol e ndezi sfidën, me vendasit që u hodhën në sulm, në kërkim të golit të barazimit dhe veri-lindorët që kundërsulmonin rrezikshëm. Laçjanët krijojnë disa mundësi të mira, por Kukësi arriti ta menaxhonte si duhet këtë avantazh dhe arriti të marrë pikët e plota nga kjo sfidë delikate.

Me këtë fitore, Kukësi merr përkohësisht vendin e dytë, në pritje të takimit mes Flamurtarit dhe Teutës, që do të nisë në orën 17:00.

Top Channel