Hamilton nuk ndalet, i pari në provat e lira në Abu Dhabi

25/11/2017 12:32

Titulli kampion nuk ka ulur aspak ritmin Lewis Hamilton që është në garën e fundin ruan të njëjtin agresivitet dhe klas në pilotimin e Mercedesit kampion.

Me kohën 1.37.627 britaniku udhëhoqi edhe sesionin e tretë të provave të lira për Çmimin e Madh të Abu Dhabi.

Me pothuaj 3 të dhjetat më ngadalë koha e dytë më e mirë ishte ajo e Mercedesit tjetër të pilotuar nga Valteri Bottas. Përpjekjet e Ferrarit për të ngushtuar diferencat e ngjitën Raikkonen në vendin e tretë me kohën 1.38.157. Raikkonen vendosi edhe rekordin e përkohshëm në sektorin e parë të pistës. Pas tij u rendit Vettel me më shumë se gjysmë sekonde larg kohës së Hamilton.

Ky sesion u karakterizua edhe me disa dalje të piloiëteve në pjesë të ndryshme të pistës. Dy pilotët e Red Bull, Ricciardo dhe Verstappen ndanë përkatësish vendet 5 dhe 6.

Top Channel