F1, Hamilton i kundërpërgjigjet Vettelit. Në krye të sesionit të dytë

24/11/2017 15:38

Lewis Hamilton i përgjigjet Vettelit në sesionin e dytë të provave të lira, duke vendosur kohën më të mirë. Britaniku e ndali kronometrin në kohën 1 minutë, 37 sekonda dhe 877 të mijëtat.

1 minutë, 38 sekonda dhe 026 të mijëtat është koha e vendosur nga Vettel. Kohën e tretë më të mirë e vendosi Daniel Ricciardo me Red Bull.

Në sesionin më të gjatë të provave të lira prej 90 minutash, pilotët testuan gomat e reja që japin rendimentin më të lartë në garë.

Ndër kohët e tjera, Raikkonen përfundoi i katërt, ndërsa Bottas i pesti. Provat zyrtare dhe garën për Çmimin e Madh të Abu Dhabit do të mund t’i ndiqni në transmetim të drejtpërdrejtë në Top Channel HD.

Top Channel