Tifozët e Bajernit “dorovisin” me 500 euro Anderlehtin (Video)

23/11/2017 09:46

Tifozët e Bajernit shquhen për mënyrat origjinale të protestës, sidomos kur bëhet fjalë për xhepin e tyre.

Ata shprehën fillimisht pakënaqësinë e tyre për çmimin e biletave në transfertën kundër Anderlehtit në Belgjikë.

“100 euro bileta? A u ngop lakmia juaj?!”, ishte parrulla e hapur prej tyre në stadium.

Përveç kësaj, tifozët hodhën në fushë tufa kartëmonedhash 500 euroshe të falsifikuara, aq sa u desh ndërhyrja edhe e vetë gjyqtarëve për të pastruar fushën.

Top Channel