Në Kukës, një ndër qarqet me nivelin më të lartë të varfërisë në vend, vendimi i Qeverisë për rritjen me 2 për qind të pensioneve komentohet si qesharak.

“Kemi nevojë për më shumë! Kjo rritje është shumë e vogël. 2 për qind nuk janë asgjë! Nuk del për asgjë”, thonë pensionistët.

E duket se këndvështrimi që kuksianët kanë për këtë çështje është i njëjtë me atë të ministrit dhe deputetit socialist, Pandeli Majko, i cili e shihte me sy kritik pak ditë më parë rritjen e pensioneve.

“10 për qind e një pensioni është një kofshë pule, për të mos thënë që është vetëm ajo këmba e pulës”, deklaronte ai.

Në Kukës marrin pensione mbi 1800 persona, shumica prej të cilëve jetojnë në zonat rurale.

Sipas statistikave më të fundit të INSTAT, në Kukës PBB për frymë është 35,7 për qind nën mesataren e vendit. Me 319 mijë lek për frymë në vit, ky qark renditet i fundit në shkallë vendi.

Top Channel