22 abonentë, mes të cilëve edhe biznese janë paditur në polici nga OSHEE-ja për vjedhje të energjisë. Rastet kanë qënë të ndryshme që nga manipulimi i matësit, lidhje e dyfishtë energjie, debitorë, pa kontratë, etj.

Prej 22 të paditurve, pesë prej tyre janë biznese. Kontrollet vijojnë edhe gjatës të enjtes,.

Pavarësisht se me zbatimin e reformës në sektorin e energjisë, Shkodra ka përmirësuar të dhënat e nivelit të humbjeve, nga 64 në 44% (10 mujori 2017), sërish konsiderohet problematike, duke patur parasysh rajonet përreth, si Kopliku dhe Puka, me nivel humbjesh rreth 60%, bën të ditur OSHEE.

Top Channel