Këshilli Bashkiak miratoi projektin pilot të bashkisë së Tiranës për 4 shkolla që duke nisur nga janari do të funksionojnë me dreke dhe me shërbim pas shkolle ku përfshihet që nga të bërit të detyrave të shtëpisë në klasë deri dhe argëtimi apo kurse të ndryshme.

Kuota ditore për ushqimin do të jetë 160 lekë në ditë. Ndërsa në rastet kur kuota e ushqimit paguhet gjysëm nga bashkia atëherë prindi do të paguajë 80 lekë në ditë.

Në mbledhjen e këshillit bashkiak të kësaj të enjteje u miratua dhe vendosja e logove për taksitë elektrike.

Brenda muajit dhjetor bashkia e Tiranës do të zëvendësojë të gjitha palmat e mbjella përgjatë autostradës me pisha.

Top Channel