Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u shpreh se askush më mirë se Edi Rama nuk e di se ku fshihen të kërkuarit e drejtësisë.

“Përfshirja në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike të kupolës së Policisë së Shtetit vërteton akuzat tona dhe të një pjese të medias se narkoshteti nuk e ka ndaluar aktivitetin e tij. Askush më mirë se Edi Rama nuk e di se ku fshihen të kërkuarit e drejtësisë. Ai së bashku me mikun dhe bashkëpunëtorin e tij Saimir Tahiri janë në dijeni të çdo lëvizje të tyre dhe janë në dispozicion të fshehjes së tyre. Ndaj, sot më shumë se kurrë fronti ynë opozitar kundër krimit të organizuar dhe mafies që mban peng pushtetin e blerë me votat e drogës duhet të bashkojmë forcat dhe të shporrim njëherë e mirë nga pushteti këtë të përlyer me trafiqe dhe banditë”, tha Kryemadhi.

Top Channel