Ibra, rekord tjetër: Në Champions me 7 ekipe të ndryshme

23/11/2017 14:54

Zlatan Ibrahimoviç vendos një rekord të ri në futbollin europian. Sulmuesi suedez bëhet i vetmi futbollist që është aktivizuar në Champions League me 7 skuadra të ndryshme.

Pas Ajaksit, Juventusit, Interit, Barcelonës, Milanit dhe Paris St. Germain, 36-vjeçari zbriti në fushën e lojës me fanellën e Manchester United, në sfidën ndaj Bazelit të fituar nga zviceranët 1-0, por që nuk iu prish aspak punë “djajve të kuq” për sa i përket kualifikimit.

Zlatan Ibrahimoviç, që qëndroi jashtë fushave të lojës për 7 muaj për shkak të dëmtimit të rëndë të pësuar në gju, përpara Bazelit u aktivizua në kampionat në fundjavë ndaj Neëcastle, ndërkohë ndaj zviceranëve ai u hodh në fushën e lojës nga Mourinho në minutën e 74-t, për të regjistruar praninë e tij të 120 në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

Top Channel