Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një dyqan ushqimor në fshatin Zezë të Fushë Krujës.

Burime policore bëjnë të ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01.05, ku një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në dyqanin ushqimor të G.M, 57 vjeç.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.

Top Channel