“Facebook” do të lejojë përdoruesit e tij që të shohin nëse kanë pëlqyer faqet e krijuara nga aktorë të huaj për të bërë propagandë gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Kohë më parë, rrjeti sociali tha se rreth 126 milionë amerikanë mund të kenë parë përmbajte të krijuar nga agjentët rusë gjatë dy viteve të fundit në këtë platformë. Për këtë qëllim, “Facebook” po ndërton një mekanizëm që do t’i lejojë të shohin nëse i kanë bërë “like” faqeve tashmë të fshira që u krijuan nga agjencia ruse e studimit të internetit.

Mekanizmi i ri do të bëhet publik në dhjetor. Agjencia e studimit të internetit ishte pas qindra profileve në “Facebook”, “Twitter” dhe “Instagram”, përmes së cilave u postuan me mijëra mesazhe politike.

Shumë prej faqeve kishin emra si “Zemra e Teksasit”, të qenit patriot apo “Kufij të sigurt” dhe ishin ndërtuar që të dukeshin sikur ishin krijuar nga qytetarë amerikanë.

Në nëntor të vitit 2016, themeluesi i “Facebook” Mark Zuckerberg tha se ishte një çmenduri të sugjerohet se keqinformimi i përhapur në rrjetin social ndikoi në zgjedhjet amerikane. Por që atëherë, “Facebook” ka identifikuar mijëra postime dhe reklama që vendosura nga agjentët rusë.

“Facebook” është kritikuar se lejoi propagandë dhe lajme të rreme në platformën e tij dhe mbi të gjitha që u vonua tej mase për të adresuar problemin. Duket se ndërtimi i mekanizmit që i tregon njerëzve nëse kanë parë apo pëlqyer propagandën e maskuar ruse, shkon drejt përpjekjeve për të ndrequr gabimin.

Top Channel