Buxheti i vettingut, Gjonaj: Mbështeten institucionet

23/11/2017 15:53

Për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, buxheti për vitin 2018 mbështet plotësisht reformën në drejtësi duke patur parasysh institucionet e reja të vetingut.

“Paketa financiar mbështet krijimin dhe funksionimin e Inspektoriatit të Pavarur të Drejtësisë, duke i konsideruar si zëra në buxhet jo vetëm inspektorët, por edhe infrastrukturën që do t’u nevojitet gjatë vitit 2018, kur do të fillojnë punën. Gjithashtu, garanton Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, strukturat e specializuara antikorrupsion, SPAK, përfshirë prokurorinë dhe gjykatat e posaçme të dy niveleve. Mbështet platormën IT, vendosjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve gjyqësore”, tha Gjonaj.

Gjithashtu Gjonaj kerkoi që fondi prej 150 mln lekësh, që ishte parashikuar gjatë 2017 për ambientet e akomodimit të Kolegjit të Apelimit, meqënëse nuk u përdor gjatë këtij viti t’i kalojë Ministrisë së Drejtësisë për vitin ardhshëm.

Top Channel