Thoma Strakosha po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm me fanellën e Lazios duke u kthyer në një siguri për ekipin e futbollit italian dhe duke ngritur dukshëm vlerën e tij në merkato.

Portieri i kombëtares shqiptare ka qenë protagonist i një interviste të veçantë për kanalin zyrtar të klubit roman, së bashku me Parolo, De Vrij dhe Çiro Immobile.

“Më thërrasin Strako dhe kur isha 4 vjeç shikoja babain tim që e kam idhull duke luajtur dhe që atëherë kam luajtur vetëm futboll. Kam qenë gjithmonë portier”, tregon gardiani i portës kuqezi.

Thoma Strakosha i mori me meritë vendin Marketit në formacionin titullar, dhe reflekset e tij kanë sjellë jo pak pikë në renditjen e Lazios.

“Preferoj të përdor topin me duar pasi aty jam më i sigurt. Kur luaj me këmbë jam vërtet dobët”, u shpreh Strakosha.

I lindur në Athinë në vitin 1995, Strakosha vendosi pa mëdyshje të përfaqësojë Shqipërinë me të cilën ka luajtur 4 ndeshje deri tani.

Top Channel