Sevilja “hakmerret” për Milanin, Yedder: Shpresoj të na kenë parë

22/11/2017 12:10

Liverpuli mbylli pjesën e parë me avantazhin e dy golave ndaj Seviljes në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve, të luajtur në Spanjë.

Por, e dyta ishte një tjetër “melodi”. Vendasit shpresuan deri në fund dhe fërshëllima përfundimtare e gjyqtarit e mbylli takimin në barazimin 3-3.

Ben Yedder ishte heroi i mbrëmjes për Seviljan me dy golat e shënuar në minutën e 51 dhe të 60-të dhe në rrjetet sociale “talli” Liverpulin dhe disi edhe Milanin, duke u rikthyer pas në kohë, në atë finale të Ligës së Kampionëve të luajtur në Stamboll.

“Shpresoj që Milani ta ketë parë këtë ndeshje!”, shkruan ai, një referim i qartë për finalen e 2005, kur Milani mbylli pjesën e parë me avantazhin e 3 golave, por në të dytën Liverpuli barazoi gjithçka dhe në fund fitoi “Kupën me dy veshë” pas goditjeve nga pika e bardhë e penalltive.

Top Channel