Kjo është java e fëmijëve jetimë, shtresë të cilën presidenti Ilir Meta e quajti më të brishtën e shoqërisë. Për këtë, kreu i shtetit kërkoi nga institucionet dhe shoqëria, të bëjnë më shumë për t’i siguruar mbrojtje dhe jetë më të sigurtë.

“Shqiptarët më së shumti kanë nevojë për drejtësi. Këto ditë po përjetojmë ditën e fëmijëve jetimë. Fëmijët jetimë janë kategoria më e ndjeshme. Përballë varfërisë, shteti dhe Shqipëria duhet të bëjë përpjekje më të mëdha. Problemet ekonomike dhe papunësia, grindjet dhe dhuna provokojnë cdo ditë divorce. Sa më shumë të kujdesemi për familjen, aq më shumë do të rrisim fëmijë të shëndetshëm. Ruajtja e familjes kërkon marrjen e masave, tha Presidenti.

Kreu i shtetit apeloi për t’i dhënë fund tranzicionit dhe krizave politike duke u fokusuar tek edukimi dhe formimi profesional i fëmijëve.

“Mos të lejojmë historinë të përsëritet, t’i japim fund tranzicionit, të parandalojmë krizat politike dhe ekonomike, të godasim krimin e organizuar, të luftojmë drogat, të ndalojmë punën e detyruar dhe keqpërdorimin e të miturve. Edukimi dhe formimi profesional i tyre duhet të jenë prioriteti ynë kryesor”, tha Meta.

“100 vite më parë, Amerika erdhi këtu për të ngritur strehën e fëmijëve. Edhe sot SHBA mbështesin shpresat e shqipërisë përmes fuqizimit të FA, luftës kundër krimit dhe zhvillimit të institucioneve demokratike, përfshirë edhe ato që janë bërë më të forta nga reforma në drejtësi. Streha vorfnore është komshi me ambasadën dhe ne I urojmë komshiut tonë të dashur edhe 100”, tha ambasadori amerikan në Tiranë.

Aktiviteti u organizua nga presidenti Meta, në jubileun e 100 vjetorit të themelimit të “Strehës së Parë vofnore” në Shqipëri.

Top Channel