Italia jashtë Botërorit, UEFA e lë edhe jashtë 11-shes së shekullit XXI

22/11/2017 16:59

Futbolli italian është në krizë të thellë, e këtë e tregon edhe eliminimi i Italisë nga Botërori “Rusi 2018”. Por, ndërsa italianët nuk kanë zgjidhur ende asnjë hall në lidhje me të ardhmen e futbollit brenda territorit të tyre, një “hall” më shumë duket se ua shton UEFA.

Organizmi më i lartë drejtues i futbollit europian ka zbuluar 11-shen e shekullit të XXI-të, një skuadër që sipas UEFA-s përfaqëson gjithçka është bërë në këto 17 vitet e fundit në futboll.

Në formacion nuk kishte si të mungonin Messi e Ronaldo, që kanë ndarë së bashku 9 “Topa të Artë” (5-4 për argjentinasin), Iniesta dhe Gerrard, Xavi dhe Sergio Ramos. Ndoshta më e mira e mundshme që mund të bëhej, por sa italianë ka në këtë formacion? “Zeru” do të thoshte Mourinho.

Cili është ai? Në portë përzgjidhet Iker Casillas, ndërsa përpara tij në mbrojtje janë Sergio Ramos, Carles Puyol, Gerard Pique dhe Philipp Lahm. Në mesfushë janë zgjedhur Steven Gerrard, Xavi dhe Andres Iniesta, ndërsa sulmi kompletohet nga Thierry Henry, pasi dy vendet e tjera janë Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.

Top Channel