Një market është grabitur në orët e mbrëmjes në qytetin e Lezhës nga një person i armatosur.

Mësohet se grabitësi ishte i armatosur me një pistoletë dhe ka arritur t’i marrë xhiron ditore pronarit të marketit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel