Fotinia e Big Brother: Martesa brenda shtëpisë, gjëja më e bukur

22/11/2017 23:49

E ftuar në emisionin Top Show, fituesja e spektaklit Big Brother 9, Fotini Derxho, komentoi lidhjen me Danielin, që përfundoi me martesë brenda shtëpisë.

“Pritej të kishte edhe komente pozitive, edhe negative. Disa thoshin që martesa jonë ishte thjesht për show, të tjerë mendonin se nëse nuk do fitonim, do humbnim dyfish, sepse do ndaheshim menjëherë pas spektaklit, por nuk ishte asnjë nga këto. Unë u futa shumë spontanisht në Big Brother dhe po aq rastësisht erdhi edhe lidhja ime me Danielin dhe më pas martesa. Unë asnjëherë nuk besoja se do krijoja një lidhje gjatë spektaklit, pasi mendoja se lidhjet e krijuara aty nuk zgjasnin më pas. Gjithsesi, më duhet ta pranoj, se martesa që ndodhi në Big Brother, për mua dhe Danielin është gjëja më e bukur që kemi bërë”, tha ajo.

Ndërsa e pyetur në lidhje me dëshirën apo planet për të bërë fëmijë, Fotinia e tha prerazi se ky është një plan i largët për të, sepse për momentin është e fokusuar te karriera.

“Të paktën deri në moshën 30 vjeç, unë do t’i përkushtohem karrierës. Jam 23 vjeçe dhe nuk e kam në plan të bëj fëmijë së afërmi”, u shpreh Fotinia.

Top Channel